Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Grupi parlamentar i PD-së mbështet njëzëri Ledio Brahon për Avokat të Popullit


Deputeti i PD-së Alibeaj ka zbuluar sot emrin që sipas tij ka mbështetjen e grupit të PD-së për t’u votuar si Avokat i Popullit.

Në një deklaratë nga Kuvendi ai zbuloi kriteret sipas të cilave është bërë përzgjedhja e Ledio Brahos, ndërsa tha se përveç tij ishte shqyrtuar edhe kandidatura e Dorian Gjomarkajt.

Alibeaj tha se Braho ka mbështetjen njëzëri të grupit të PD-së por nuk dihet nëse grupi të cilit i referohet ai përfshin edhe kampin e Berishës.

“Në një përzgjedhje të pozicionit të Avokatit të Popullit kemi pasur edhe një lloj sqime që përmes pozicionit tonë të japim sinjale të forta për mënyrën se si duhet të zgjidhejn drjetuesit e institucioneve më të larta. Një nga aftësitë që ne vlerësuam ishte pastërtia e figurës, por edhe aftësinë profesionale. Kemi vendosur që emrat të mos kenë lidhje me sigurimin e shtetit dhe periudhën komuniste. Të mos kenë as më të voglën hije dyshimi lidhje me të shkuarën. Në përzgjedhjen tonë i kemi qëndruar edhe kriterit të luajalitetit politik. Njerëzit që kemi analizuar dhe shqyrtuar dokumentacionin, i kemi parë edhe luajalitetin politik. Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Në grupin e PD zhvilluam disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD është zoti Ledio Braho.” – tha Alibeaj.