Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith reagoi mbrëmjen e sotme për akuzat e bëra nga kreu i PD-së Sali Berisha duke e quajtur të korruptuar.
Ambasadori britanik në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala në emisionin “Në Shënjestër” tha se nuk mund të bëjë komente mbi akuzat ndaj tij duke shtuar se roli i tij është të përfaqësojë popullin britanik.
“Ne i marrim këto vendime në mënyrë të pavarur. Këto çështje do të trajtohen në përputhje me shtetin ligjor. I bëjmë thirrje popullit të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni. Është e rëndësishme që të shikojmë përpara. Nuk dua të komentoj për raste individuale. Kemi një partneritet mes institucioneve tona të drejtësisë. Nuk do të komentoj konkretisht por them se në një kohë kur zgjedhjet po afrohen politikanët bëjnë deklarata për qëllimet e tyre politike.
Ky nuk është roli jonë. Nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente. Siç thashë roli im është të përfaqësoj popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve por ne kemi një qasje të ekuilibruar. Mund të përfshijë politikanë dhe biznesmenë. Por duhet të përqendrohemi si këto masa të veprojnë për një pengesë për këta persona të akuzuar për krime dhe korrupsion.
Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët dhe nuk janë më në gjendje për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. Kjo nuk është qasje ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike. Ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen. Duam të shohim Shqipërinë të begatë dhe jo të frenuar nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është arsyeja pse po i marrim këto masa dhe pse do vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi ai.