Ardit Demiri është emëruar drejtori i ri i Postës Shqiptare.
Ai zëvendëson në këtë post Anisa Kaltanjin. Ajo e drejtoi përkohësisht postën si drejtoreshë e komanduar pas shkarkimit të Ervin Bushatit.
Demiri ka drejtuar degën rajonale të Postës së Elbasanit, ndërsa ka mbajtur më herët edhe postin e drejtorit rajonal të Zyrës së Punës në Elbasan në periudhën 2013-2017.