Vendosni fjalën kyçe....

Inter një hap larg kalimit në fazën tjetër, fiton ndaj Plzen, Porto mund Brugge


Inter ka shënuar një fitore bindëse ndaj Victoria Plzen në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Zikaltërit fituan 4-0 duke marrë tre pikë që e dërgojnë në vendin e dytë në grupin e zjarrit me Bayern dhe Barcelonën e cila rrezikon të shkojë në Ligën e Europës.

Mkhitaryan shënoi golin e parë në minutën e 35’ dhe më pas Dzeko dyfishoi shifrat në minutën e 42’.

Në pjesën e dytë ishte sërish Dzeko që trefishoi rezultatin.

Lukaku iu rikthye golit për zikaltërit pasi shënoi golin e fundit në minutën e 87’.

Në sfidën tjetër Brugge humbi përballë Portos me rezultatin 4-0.

Golat u shënuan nga Taremi (33’, 70), Evanilson (57’) dhe Eustaquio (60’).