Vendosni fjalën kyçe....

Ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato shkon në SPAK, i komunikohet akuza për rrugën Kardhiq-Delvinë


Ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato është paraqitur në SPAK.

Asaj i është komunikuar akuza nga prokuroria për shpërdorim detyre lidhur me rrugën Kardhiq-Delvinë.

Në shënimin në Facebook pas dorëheqjes nga ARRSH shtatorin e vitit 2019 ajo shkruante në Facebook se vendimi kishte të bënte me akuzën ndaj saj nga një kompani private për procedurat lidhur me rrugën në fjalë, të cilat ajo vetë i gjykonte si krejt të ligjshme.

Çfarë shkruante më 19 shtator 2019 Qato

“Vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore. Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore, pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon. Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.”