Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha në një bashkëbisedim me gazetarët se kreu i PD-së Berisha duhet t’i japë sa më shpejt zgjidhje çështjes së primareve, proces i nisur nga vetë ai.
Deklarata e tij vjen pas takimit 30 minutësh me kreun e PD-së në selinë blu ku u konfirmuar marrëveshja mes tyre për aksionin opozitar në vijim e dalja me kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
“Kam lavdëruar gjithmonë primaret kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz e fashist ku vetëm fakti që vulën e PD-së e mban në xhep Rama dhe e përdor kundër opozitarizmit, është rast i qartë e flagrant. Qytetarët presin fitoren nga kjo juntë dhe Berisha mban përgjegjësinë për Primaret sepse ai e inicioi si proces. Proces i vonuar por duhet të bëjë çdo gjë që kjo cështje të zgjidhet sa më parë. Kemi të bëjmë me një regjim patrionazhist e të dhunshëm.” – tha Meta.
Ai iu rikthye edhe njëherë denoncimeve të ditëve të fundit ndaj kryeministrit Rama lidhur me kërcënimin sipas tij ndaj prodhuesve vendas të energjisë me tatime të jashtëzakonshme.
Meta theksoi se Rama e blen energjinë jashtë shtatë herë më shtrenjtë se prodhuesit vendas ia shesin shtetit.
“Kanë shpëtuar qindra milionë euro me çmimin që ia japin Furnizuesit e Tregut të Lirë shtetit, shtatë herë më pak se sa importon banda e Ramës nga jashtë. Ky bandit thotë se nuk e ka fajin që do rritet çmimi, fajin e kanë prodhuesit thotë. Të paguajnë qytetarët hajdutërinë e kësaj bande. E kam thanë qartë. Nuk do ketë kandidatë kundër apo që do konkurrojë me kandidatët e tjerë të Partisë së Lirisë. Nëse dikush nga Partia e Liirisë kërkon të kandidojë të bëhet pjesë e primareve. Berishës i thashë që çdo kandidat në primare që përpiqet të dëmtojë kolegun nga primaret, të përjashtohet menjëherë. Marrëveshja jonë është marrëveshje që i intereson gjithë shqiptarëve. Binom i jashtëzakonshëm referendum e primare. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri në vendosjen e llogaridhënies e heqjen dorë nga kandidatë bashkie të caktuar me zarfa. Angazhimi i PD e PL për të ekzekutuar përrfundimisht vullnetin e shqiptarëve, që nga Kushtetuta e vititi 1998, referendumi.” – shtoi Meta.