Vendosni fjalën kyçe....

Ministri rumun i Mbrojtjes jep dorëheqjen pas komenteve mbi Ukrainën


Ministri rumun i mbrojtjes, Vasile Dincu, dorëzoi dorëheqjen e tij të hënën, pasi pati një reagim të ashpër për sugjerimin publikisht se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga disa territore për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm ushtarak me Rusinë.

Dincu njoftoi se do tërhiqej në faqen e tij në Facebook, duke deklaruar se ai beson se do të ishte e pamundur për të që të bashkëpunonte me Presidentin Klaus Iohannis, i cili e kishte qortuar ashpër ndaj thirrjes së tij për bisedime paqeje midis Moskës dhe Kievit.

“Unë e konsideroj të nevojshme të tërhiqem nga ky pozicion për të mos paragjykuar në asnjë mënyrë proceset dhe programet e vendimmarrjes që kërkojnë rrjedhshmëri përgjatë gjithë zinxhirit komandues.” – shkroi Dincu, duke shtuar se ai është mirënjohës ndaj kryeministrit Nicolae Ciuca dhe u zotua të mbështesë nismat e ardhshme të kryeministrit si senator, një pozicion që ai do e mbajë, në parlamentin rumun.

Gjatë një interviste televizive në fillim të këtij muaji, Dincu bëri thirrje për ‘biseda ndërkombëtare’ për një marrëveshjeje paqeje midis Kievit dhe Moskës që do përfshinte ‘vendet e botës, NATO-n e Shtetet e Bashkuara’.

Ai shpjegoi se qeveria ukrainase nuk është në gjendje të hapë bisedimet më vete pasi udhëheqësit e saj politikë ‘nuk mund të përballojnë humbjen e territoreve’, gjë që do të ishte ‘vetëvrasje politike’ për Kievin.

Ai vuri në dukje se Rusia zotëronte ‘gjithçka të nevojshme për të vazhduar luftën’ dhe këmbënguli se do bisedimet e paqes do sillnin më shumë përfitim sesa lufta.

Komentet e tij shkaktuan zemërim nga koalicioni qeverisës i Rumanisë dhe presidenti Iohannis, i cili theksoi se vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë se kur dhe me kë të negociojë.

Kievi iu përgjigj sugjerimit të ministrit të Mbrojtjes së Rumanisë duke deklaruar se Ukraina ishte e gatshme të bisedonte me vendet perëndimore vetëm për një temë, pranimin e vendit në NATO.