Vendosni fjalën kyçe....

Takim online me Ramën dhe Kovaçevskin, Vuçiç: Diskutuam për një “dimër të sigurt” për qytetarët tanë


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sikurse ka bërë me dije Vuçiç përmes një postimi në “Instagram”, ata kanë diskutuar për përballimin e krizës energjetike.

Vuçiç shkruan se bashkë me Ramën e Kovaçevskin folën për hapat e përbashkët që do marrin për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët e vendeve respektive.

“Unë fola me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur.”– shkruhet në postimin e llogarisë zyrtare të Presidencës së Vuçiçit.