Vendosni fjalën kyçe....

Trump ‘s’është mjaftueshëm burrë’ për të dëshmuar – Pelosi (Video)


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, pretendoi të dielën se ish-presidentit Donald Trump i mungonin guximi për t’iu përgjigjur një thirrjeje për të dëshmuar para komitetit të udhëhequr nga demokratët që heton trazirat e 6 janarit në Capitol Hill.

“Unë nuk mendoj se ai është aq burrë sa të shfaqet. Unë nuk mendoj se avokatët e tij do duan që ai të paraqitet sepse ai duhet të dëshmojë nën betim.” – tha Pelosi për MSNBC. “Do të shohim nëse ai është mjaftueshëm burrë për t’u paraqitur.”

I përbërë nga shtatë demokratë dhe dy republikanë komiteti anti-Trump, ka kaluar më shumë se një vit duke hetuar ngjarjet e 6 janarit.

Gjatë disa seancave dëgjimore televizive të profilit të lartë, komiteti u përpoq të provonte se Trump ishte përgjegjës për trazirat, të cilat ndërprenë shkurtimisht certifikimin e Kongresit për fitoren elektorale të Presidentit Joe Biden nëntorin e kaluar.

Komiteti lëshoi ​​një fletëthirrje javën e kaluar, duke i bërë thirrje ish-presidentit Trump të dëshmonte përpara 14 nëntorit. Ndërsa Trump nuk e ka përjashtuar paraqitjen para komitetit, ai i dërgoi një letër kryetarit të tij, përfaqësuesit të Mississippi Bernie Thompson, një javë më parë, duke e tallur hetimin e panelit si një ‘gjueti shtrigash’.

Duke i quajtur anëtarët e komitetit ‘banditë politike shumëpartiakë’, Trump mbrojti protestuesit e 6 janarit si ‘patriotë amerikanë’ dhe dënoi demokratët që nuk hetuan pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve.

Vetëm një ish-president, Harry Truman, është thirrur nga Kongresi. Truman refuzoi thirrjen e vitit 1953, duke argumentuar se përgjigjja do ishte krijimi i një precedenti të rrezikshëm.