Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: 127 udhëtimet e Ramës me charter kushtuan 19 milionë euro nga buxheti, ky është banditizëm i përmasave gjigande


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të hyrje-daljeve që kryeministri Edi Rama ka bërë nga Shqipëria.

Berisha ka bërë llogarinë e fluturimeve me charter të bëra nga Rama të cilat sipas tij i kanë kushtuar buxhetit 19 mln euro.

Janë rreth 127 udhëtime që kryeministri ka bërë me avion taksi.

19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.

Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!”-shkruan Berisha.