Vendosni fjalën kyçe....

“Besoj te mikpritja shqiptare”- Rama paralajmëron Von der Leyen para Samitit të dhjetorit: Ka një rrezik, mund të dashurohesh


Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, folën mbi samitin BE- Ballkani Perëndimor që do të mbahet në dhjetor në Tiranë.

Von der Leyen u shpreh se disa temat që pritet të diskutohen në këtë samit kanë të bëjnë me mbështetjen ndaj Ukrainës dhe krizën energjitike.

“Pritshmëritë tona janë që ne do të diskutojmë situatën gjeopolitike. Në qendër të diskutimeve do të jetë lufta e tmerrshme që Rusia po bën në Ukrainë dhe se si mund mbështesim më tej Ukrainën, pasi ne do të jemi në krah të Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Dhe në qendër të diskutimeve do të jetë dhe energjia, por do të ketë dhe tema të tjera për sa i përket infrastrukturës e si do trajtohet kriza. Do të flasim për zhvillimin ekonomik dhe aktualitetin. Një gjë që pres të diskutohet është mikpritja e mrekullueshme e Shqipërisë e di që do të jetë një samit i mrekullueshëm e nuk do të zhgënjehem.”– tha presidentja e KE-së.

Lidhur me këtë Samit, Rama tha se më në fund liderët e të gjithë Evropës do të vijnë njëherësh në Shqipëri dhe kjo i përcjell energji pozitive. Ai tha se në këtë samit pritet të diskutohet çfarë është bërë në raportet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Pritshmëria është që të vijnë njëherë në Tiranë të gjithë udhëheqësat e Evropës, pasi këta të Ballkanit kanë ardhur shpesh dhe duke qenë një samit i fokusuar në Ballkanin Perëndimor, të diskutohet për këto tema, të shikojmë se çfarë është bërë dhe çfarë mund të bëhet bashkarisht deri në samitin e radhës. Tani më është krijuar një sinergji shumë pozitive. Pavarësisht se ne nuk jemi BE, atë E-në na e kanë kuptuar mirë dhe e konsiderojnë me një vlerë të barbartë, pra evropianë këta, evropianë ne këta kanë dhe një b përpara por të gjithë jemi evropianë dhe fatet në gjërat e mëdha i kemi të përbashkëta.”- tha Rama.

Më pas ai shtoi se Shqipëria ka vetëm një “rrezik”, pasi të bën të dashurohesh me të.

“Bashkë më gjithë delegacionet do vijnë edhe shumë gazetare nga të cilët pjesa më e madhe ka menduar dhe mendojnë se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, Shqipëria kë vetëm një rrezik vetëm të dashurosh.”- shtoi ai.