Sekretari amerikan i Shtetit Blinken ka theksuar se Shqipëria është aleate prej shumë kohësh e SHBA-së dhe se dy vendet kanë sukses në dialogun strategjik.
Komenti i Blinken vjen pas takimit me ministren e Jashtme Xhaçka në SHBA.
Ai shkruan në Twitter se me Xhaçkën ka diskutuar prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen e përbashkët duke përfshirë atë kibernetike, tregtinë e ndryshimet klimatike.
“Ishte kënaqësi të takoja miken time Olta Xhaçka dhe të festonim suksesin e Dialogut Strategjik SHBA-Shqipëri. Biseduam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, përfshirë edhe mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, aleate prej shumë kohësh.” – shkruan Blinken.