Vendosni fjalën kyçe....

Do mbani përgjegjësi nëse humbisni? Berisha: Me mua ka vetëm fitore, me Bashën kishte vetëm humbje


Në konferencën e tyre të përbashkët për mediet, kryetari i PD-së Sali Berisha dhe ai i PL-së, Ilir Meta u shprehën të sigurtë në fitoren e 14 Majit.

Ata u pyetën nga gaetarët nëse do të mbajnë përgjegjësi nëse humbasin në zgjedhje, por Berisha theksoi se në marrëveshje me të ka vetëm fitore.

“Me Bashën vetëm humbje ka pasur, me Berishën marrëveshjet sjellin vetëm fitore. Ky është realiteti, kaq kisha. Dëshmia më flagrante është incidenti ‘Basha’.”– tha Basha.

Më pas direkt ia priti Meta: “Madje fitore duke pasur kandidat Bashën. Ka përfunduar njëherë e mirë koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Rama para se ajo të fillonte. Kjo është një ndeshje e vërtetë, është ekzistenciale për qytetarët tanë. i shohim efektet e shpopullimit, janë të tmerrshme. Është shume e qartë kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje. Është një ndeshje jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen.”