Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi thirret nga SPAK për aferën e inceneratorëve


Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi do të paraqitet nesër në SPAK.

Bardhi është thirrur nga organi i akuzës rreth orës 10:00 në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të PD-së, për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

Për aferën e inceneratorëve, prapa hekurave deri më tani është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ndërsa në arrest shtëpie është ish-deputeti Alqi Bllako.

Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe Stela Gugallja e Klodian Zoto nga kompanitë e inceneraatorëve.

Në SPAK më herët është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.