Vendosni fjalën kyçe....

Ibrahim Lici përgënjeshtron lajmet: Nuk jam arrestuar, jam i lirë në Turqi në pritje të drejtësisë, s’kam lidhje me vrasjen e Endri Mustafës


Ibrahim Lici nuk është arrestuar, ndryshe nga sa është raportuar në media. Në një deklaratë për mediet nga Turqia, ai thotë se nuk është arrestuar por jeton i lirë, ndërsa hedh poshtë akuzat tij për vrasjen e Endri Mustafës.

 “Jam i lirë. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohem, për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat në prokurori dhe qelizat telefonike që vërtetojnë që unë kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Kjo është e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Unë pres vendimin e gjykatës për të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorët e vërtetë. Edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali nuk kam qenë asnjëherë nën hetim nga prokuroria dhe jam shpallur në kerkim nga policia, pra në kerkim policor si person për t’u marre në pyetje vetem se nuk jam gjetur në banesë. Nuk kam patur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali. Shumë e çuditshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar dhe i bëj thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur më ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në pritje të drejtësisë. Jetoj i lirë në Turqi dhe pres të zbardhet ngjarja.”– thotë Lici në audion e publikuar nga Report TV.

Endri Mustafa u gjet një vit më parë i vrarë me 5-6 plumba në zonën e Livadhes në Shkodër, pasi kishte tri ditë që ishte raportuar i zhdukur nga shtëpia.

Për ngjarjen e 17 majit 2021 është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.