Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike, kreu i PL-së Ilir Meta ka reaguar përsëri përmes një postimi në Facebook.
Meta përsërit se sot u nëshnkrua një marrëveshje historike, në themel të së cilës qëndrojnë referendumi dhe primaret.
“Një marrëveshje historike, në themel të së cilës qëndrojnë referendumi dhe primaret dhe që udhëhiqet nga parimet e demokracisë, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, për të rikthyer llogaridhënien dhe dhënien e fuqisë së munguar të zërit qytetar. Fitore e padiskutueshme!”-shkruan Meta.
Marrëveshja PD-PL përmban 6 vendime.
Një nga pikat e marrëveshjes së tyre ishte edhe Referendumi, si “angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm“, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike për ta realizuar.
Sali Berisha e garantoi Metën edhe publikisht se e mbështet për referendumet: “Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit.”