Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, ku pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, të dy dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri Rama tregoi temat e diskutimit me presidenten Von der Leyen, ku përmendi projektin hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë, i financuar nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai tha se do të jetë gati për vitin 2024.
Ai zbuloi se me presidenten folën për Samitin që BE do të mbajë në dhjetor në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Është kënaqësi që të takohemi, jo se kështu e kërkon edukata diplomatike por realisht se ne e kemi ndjerë KE-në nën udhëheqjen tuaj më afër se kurrë më parë dhe lirshmëria e shërbimit si Ministre e Mbrojtjes ndaj kësaj zone është theksuar më shumë me drejtimin e Komisionit. Ne jemi të vetëdijshëm që fal jush kemi pasur një mbështetje më të madhe seç do ta kishim për tërmetin. Ashtu siç jemi të vetëdijshëm se në këtë situatë falë qasjes së Komisionit dhe falë qasjes suaj personalisht përsëri ne nuk jemi vetëm. Dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re, e cila jo për shkak të burokracisë së komisionit, por për shkak të burokracisë të Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim projekti është vonuar, por jemi në kushtet kur në pranverën e vitit 2024 do të kemi aksin hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë
Takimi i sotëm ka një vlerë të veçantë pas Presidentja na ka informuar për situatën në kushtet e një luftë ku bombat e plagët i ka në Ukrainë por pasojat ndehen në të gjithë Europën përfshirë ne me cmimet stratosferike të cmimit të enegjisë dhe inflacionin. E informova për qasjen tonë, për vendosmërinë të mbështesim me të gjitha mënyrat familjet e bizneset e vogla që mos prekim cmimin e energjisë, peshë e konsiderueshme për buxhetin, peshë e arsyeshme. Kemi folur pak por do takohemi përsëri për një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, e para në histori në 6 dhjetor kur në Tiranë do kemi samitin e BE me Ballkanin Perëndimor e liderët europianë do vinë në Tiranë. U bëmë skena e një finaleje europiane në futboll në fund gjysmën e parë të vitit e tani skena e një ngjarje politike europiane. Janë dy ngjarje që deri pak vite më parë askush nuk mund t’i imagjinonte.”– tha Rama.