Vendosni fjalën kyçe....

“S’janë vaksinuar mjaftueshëm amerikanë, duhet të kthehet në normalitet” – Biden


Presidenti amerikan Joe Biden mori dozën e tij të pestë të vaksinës Covid-19 të martën dhe u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërsa presidenti po kërkon zbatimin e një kalendari vjetor të vaksinave, më pak se 10% e popullsisë së kualifikuar ka marrë dozën më të fundit, specifike për omicron.

“Vaksinohuni.” – tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Është tepër efektive, por e vërteta është se nuk po e bëjnë mjaftueshëm njerëz. Ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë në mënyrë që të gjithë të kemi një sezon pushimesh të sigurta dhe të shëndetshme.”

Biden, i cili u prek për të disatën herë nga Covid-19 në fillim të kësaj vere, pavarësisht se kishte marrë gjithsej katër doza vaksine në atë kohë, më pas përveshi mëngët dhe mori dozën e tij të pestë, këtë herë të përforcuesit bivalent specifik të Pfizer-it.

Presidenti tha se vaksina e koronavirusit është ‘ashtu si vaksina kundër gripit’ dhe shtoi se ‘për shumicën e amerikanëve, një vaksinë Covid çdo vit do jetë  e nevojshme’.

Më pak se 20 milionë njerëz kanë marrë formulimin e përditësuar, ose vetëm 8.5% e popullsisë së kualifikuar, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ndërkohë, shteti i Floridës ka rekomanduar kundër vaksinave përforcuese të mRNA për fëmijët nën 18 vjeç dhe meshkujt nën 39 vjeç, duke përmendur rrezikun e ulët që paraqet Covid-19 për fëmijët dhe rrezikun e rritur të arrestit kardiak tek burrat e rinj të vaksinuar.

Disa vende evropiane kanë lëshuar rekomandime të ngjashme në muajt e fundit, por CDC ende rekomandon që fëmijët deri në pesë vjeç të marrin përforcues bivalent dhe ka rekomanduar që vaksinat Covid-19 të shtohen në kalendaret rutinë të imunizimit të fëmijëve.

Në qytetin e Nju Jorkut të martën, Gjykata e Lartë e Staten Island urdhëroi qytetin të heqë urdhrin e të ripunësojë të gjithë punonjësit e pushuar nga puna për mospërputhje me vaksinimin e plotë.