Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen nga Prishtina: Kosova i ka pëmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, BE s’është e plotë pa të


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha nga Prishtina, ku ndodhet për vizitë, se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Brukseli për liberalizimin e vizave.

Gjatë një conference të përbashkët për shtyp me presidenten e vendit Osmani, ajo tha se Komisioni Evropian do i bëjë të gjitha përçapjet e mundshme për të bindur këshillin në mënyrë që çështja në fjalë të adresohet shpejt.

Po kështu ajo tha se BE-ja nuk është e plotë pa Kosovën.

“Sa  përket vizave. Kosova I ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. E Kemi thënë edhe në 2018 e kemi përsëritur. Janë plotësuar të gjitha standardet. Jemi plotësisht në anën tuaj. Do të bëjmë përpjekje ta bindim të gjithë këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive. ETIAS është i pavarur nga ky proces. Është proces shumë i rëndësishëm për BE-në. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që të gjithë që futen në BE të aplikojnë përmes këtij sistemi që do të jetë i pavarur nga kriteret e vizave. Me këtë do të kemi transparencë në lëvizje. Do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së. “Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian, jam e bindur për këtë, dhe këtë po e dëshmoni për çdo ditë. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. BE-ja është i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi për t’ju bashkuar BE-së”, ka deklaruar ajo në një konferencë për media me presidenten Vjosa Osmani të enjten në Prishtinë.” – tha zyrtarja e lartë evropiane.