Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj u dënua nga Gjykata e Apelit Shkodër me 3 vite burg por ai prej disa orësh nuk ishte ndaluar nga policia.
Report TV shkruan se prej orës 13:00 Frrokaj nuk ishte vënë pas hekurave.
Ai nuk u arrestua në sallë, pasi vendimi pritej t’i jepet për ekzekutim policisë. Kjo vonesë proceduriale, ka bërë që Frrokaj të largohej nga gjykata pa pranga në duar.
Pas disa orësh ai u dorëzua në polici pasi ishte duke pritur veprimet proceduriale të autoriteteve.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.