Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është paraqitur sot në SPAK.
Deputeti demokrat ka shkuar në cilësinë e kallëzuesit.
Një ditë më parë, në të njëjtën cilësi shkoi në SPAK deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Pas daljes nga godina ajo tha se kishte dorëzuar aty prova të reja për inceneratorin e Elbasanit.
Aktualisht i vetmi person i arrestuar për hetimet mbi inceneratorët është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, të cili i është refuzuar në disa raste kërkesa për lirim nga burgu.