Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka vlerësuar listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Kushtetuese.
Gent ibrahimi është përzgjedhur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për anëtar në Gjykatën Kushtetuse, pas Ibrahimit, Arta Vorpsi përzgjidhet e dyta nga KED për anëtare e Kushtetueses dhe Arta Marku e treta.
Pritet që nga kandidaturat, Presidenti i Republikës Bajram Begaj të bëjë zgjedhjen e tij për të plotësuar vakancën në Kushtetuese.
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën publike rezultatin e pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:
Gent Ibrahimi 88.38 Pikë
Arta Vorpsi 88.22 Pikë
Arta Marku 82.66 Pikë
Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, tashmë KED do të miratojë listën përfundimtare dhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese
Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës, do ti dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.