Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllja e kopshtit ‘Turgut Ozal’, shtyhet për në 9 nëntor seanca


Është shtyrë për më 9 nëntor seanca gjyqësore lidhur me mbylljen e kopshtit ‘Zubeyde Hanim’ në Tiranë.

Avokati i kompanisë ‘Turgut Ozal’ tha se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares që ka referuar kërkesën e zëvendësimin e saj me një tjetër, që do shqyrtojë kërkesën për anulimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit.

“Sot ishte caktuar seanca për shqyrtimin e kërkesës tone për anulimin e vendimit të ministrit që ka mbyllur kopshtin. Duke qenë se e njëjta kërkesë ishte paraqitur me parë, edhe sot ishte po e njëjta gjyqtare që ka referuar kërkesën, kërkuam që kjo gjyqtare të përjashtohet dhe të zgjidhet një tjetër. Të caktohet me short gjyqtari do të shqyrtojë kërkesën tonë. Pak ditë më parë, vetë gjyqtarja ka kërkuar të heqë dotë nga shqyrtimi i çështjes Sot është dita e 13 dhe jemi ende pa një vendim nga kjo gjykatë.” – tha avokati.

Kopshti ‘Turgut Ozal’ e kolegji ‘Mehmet Akif’ u mbyllën nga Ministria e Arsimit më 23 shtator 2022. Sipas ministrisë, kolegji kishte ndërruar vendndodhjen pa miratim duke bërë që t’i hiqej licenca. Kompanitë në fjalë e kanë hedhur poshtë deklaratën e ministrisë duke thënë se i kanë plotësuar të gjitha kushtet e dokumentet e kërkuara.