Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev thotë se situata e furnizimit me energji elektrike në Ukrainë do të përmirësohet, nëse Kievi njeh kërkesat e Rusisë, të paraqitura në kuadër të të ashtuquajturit operacion special ushtarak.
“Rruga drejt stabilitetit të furnizimit me energji është e ndryshme. Ajo kërkon njohjen e legjitimitetit të kërkesave të Rusisë në kuadër të operacionit special ushtarak dhe rezultatet e tij, të pasqyruara në Kushtetutën tonë. Atëherë situata e furnizimit me energji elektrike do të përmirësohet.”- shkroi Medvedev në një postim në Telegram pas vendimit të autoriteteve ukrainase për të importuar energji elektrike nga Sllovakia.
Medvedev beson se “blerja e energjisë elektrike i regjimit të Kievit nga Sllovakia do të çojë në rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë si për evropianët ashtu edhe për ukrainasit, por nuk do të sjellë stabilitetin e dëshiruar të sistemit të furnizimit me energji ukrainase”.