Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë banesa, ndërron jetë 82-vjeçari në Kukës


Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ndërs dyshohet se shkak për këtë është bërë zjarri i rënë në godinën pranë liqenit të Kukësit ku banonte i moshuari me iniciale Sh.K.

Njoftimi

“Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë”.