Vendosni fjalën kyçe....

Meta në TikTok me të rinjtë: Nesër takohemi në Konventën Kombëtare të PL-së


Partia e Lirisë ka publikuar një video të kryetarit të saj Ilir Meta në TikTok, ku ai shihet me një grup të rinjsh.

Ai i fton ata të marrin pjesë nesër në Konventën Kombëtare Zgjedhore të PL-së.

“Nesër do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë dhe marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë…”– thotë Meta i cili bashkë me të rinjtë që ka në krah e përfundojnë fjalinë së bashku: “…që iu përket të rinjve.”

@partiaelirise Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. #pl #partiaelirise #konventakombetare #albania #ilirmeta ♬ original sound – partiaelirise

Partia e Lirisë do zhvillojë më 29 tetor Konventën Kombëtare, në të cilën do zgjidhen disa nga pozicionet kryesore të partisë mes të cilave edhe Kryetari i ri.

Pak më herët në një konferencë për mediet, deputeti i PL-së Petrit Vasili e konsideroi këtë konventë një moment të rëndësishëm për këtë forcë politike.

“Konventa është e rëndësishme. Ndodh në një moment të rëndësishëm për PL-në që do e ridimensionojë misionin tonë. Liritë për të investuar në mënyrë private, liria që investimet të vijnë nga Shqipëri janë zhdukur për shkak të korrupsionit. Është një konventë e një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi injekton një qasje të re dhe nuk masakrohen nga korrupsioni. Është një moment i rëndësishëm politik për aksionin tonë. Shqipëria për shkak të kësaj hajdutërie, është shpopulluar si kurrë më parë.”- tha Vasili.