Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhja e gazit në Porto Romano, prindër e fëmijë protestë


Prindër e fëmijë të shkollës 9-vjeçare ‘Met Hasa’ në Porto Romano kanë zhvilluar sot një protestë.

Ata kanë bërë thirrje për largimin e  fabrikës së gazit në zonë pas rrjedhjes që ndodhi dy ditë më parë në cisternat e kompanisë ‘Gaspower’.

Prindërit nuk i kanë çuar fëmijët në shkollë e kanë pohuar se nuk do i rikthejnë fëmijët në shkollë deri në marrjen e masave të duhura, shkruan BW.

Rrjedhja e gazit ndodhi para dy ditësh duke çuar në zhvendosjen e banesave përreth e ndërprerjen e mësimit në shkollën ‘Met Hasa’.

Ditën e djeshme Inspektorati Shtetëror Teknik njoftoi se kompania ‘Gaspower’ e ushtronte veprimtarinë pas dokumentacionin e duhur dhe pa kryerjen e kontrolleve teknike.