Blerja prej 44 miliardë dollarësh e Twitter-it nga miliarderi Elon Musk ka përfunduar më në fund. Pas kësaj në media u raportua se Musk kishte shkarkuar disa zyrtarë të kompanisë, duke përfshirë edhe CEO-n Parag Agrawal dhe Shefin Financiar Ned Segal.
Menjëherë pas këtyre zhvillimeve një deklaratë e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi të bënte xhiron në “Twitter”.
Në këtë deklaratë, Trump thoshte se “ndryshimi ishte i nevojshëm” dhe se llogaria e tij e vjetër, e cila u ndalua përgjithmonë nga rrjeti social, “do të rikthehej të hënën.”
”I lumtur që jam në gjendje të angazhohem me një biznes në pronësi afrikano-amerikane.”-përfundonte deklarata e cila në fakt rezultoi të ishte e rreme.
Agjencia e lajmeve ANI që e kishte postuar më herët deklaratën virale bëri një përditësim duke e tërhequr atë dhe kërkuar ndjesë për keqkuptimin.
“Tërhiqet postimi. Asnjë deklaratë nga Donald Trump për marrjen e Twitter-it nga Elon Musk nuk është nxjerrë. Kjo ishte një deklaratë e rreme që qarkullonte. Na vjen keq për gabimin.”– shkruan agjencia e lajmeve.
Tweet retracted. No statement from Donald Trump on Elon Musk’s takeover of Twitter has been released. This was a fake statement circulating. Error regretted. pic.twitter.com/PkLm6UtqRj
— ANI (@ANI) October 28, 2022