Vendosni fjalën kyçe....

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, Apeli dënon ish-kryebashkiakun e Lezhës e ish-kreun e qarkut


Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj e ish-kreun e qarkut Gjok Ndoka, lidhur me dosjen për tjetërsim e një sipërfaqeje 234 mijë metrash katrorë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Përveç tyre, gjykata gjeti fajtorë edhe 15 persona të tjerë. Frrokaj e Ndoka u dënuan nga Apeli me nga 3 vite burg. Hetimet e dosjes në fjalë nisën në vitin 2017 pas një denoncimi në prokurori për tjetërsimin e sipërfaqes së lartpërmendur.

Gjok Ndoka është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i larguar pasi u prek nga Ligji i Dekriminalizimit.