Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua se ushqeu të pastrehët në park, gruaja padit qytetin në SHBA


Një grua nga Arizona paditi qytetin  për një ligj që dënon ushqimin e të pastrehëve në parqe publike me katër muaj burg. 78-vjeçarja u arrestua në bazë të ligjit për shpërndarjen e ushqimeve nga furgoni i saj.

Norma Thornton u paraqit në gjykatë në prill, një muaj pasi ajo u pajis me një biletë për të ushqyer të pastrehët në Parkun Komunitar Bullhead pa leje. Ajo është personi i parë i ndëshkuar sipas një urdhërese të miratuar nga këshilli i qytetit një vit më parë me qëllimin për të penguar të pastrehët nga grumbullimi në parqe.

Edhe pse akuzat kundër Thornton u hoqën, ajo ngriti një padi të martën dhe kërkon miratimin e një urdhri që ndalon zbatiin e urdhëresës së qytetit.

“Bullhead City e ka kriminalizuar mirësinë.” – tha avokati i Thornton për stacionin televiziv Phoenix KPHO.

“Këshilli Bashkiak miratoi një urdhëresë që e bën krim të dënueshëm me katër muaj burgim ndarjen e ushqimit në parqe publike për qëllime bamirësie.”

Megjithatë, zyrtarët e qytetit vunë në dukje se urdhëresa vlen vetëm për parqet publike. Kishat, klubet dhe pronat private mund të vazhdojnë t’u shërbejnë ushqim atyre që jetojnë në rrugë edhe pa marrë pa leje.

Për më tepër, qyteti këmbënguli se ligji ishte i nevojshëm pasi përdoruesit e parkut u ankuan për vite me radhë se u kërkoheshin ushqim e para nga të pastrehët. Punonjësit e qytetit ishin ‘thirrur në mënyrë të përsëritur për të trajtuar shqetësimet publike dhe sjellje të tjera të paligjshme, duke pastruar mbeturinat njerëzore, mbeturina ushqimore, plehra e sende të tjera të mbetura nga ndarjet e ushqimit’, shkruante qyteti në urdhëresë.

Kishte më shumë se 580,000 njerëz të pastrehë në rrugët e SHBA-së në vitin 2020, sipas shifrave më të fundit nga Aleanca Kombëtare. Ndërsa ky numër është më i ulët se kulmi prej 647,000 i regjistruar në vitin 2007, numri i atyre që u mungon çdo lloj strehimi është rritur çdo vit që nga viti 2015 dhe tani është në 226,000.