Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me publikimin e udhëtimeve të tij me avion charter nga hackerat.
Në një postim në “Twitter”, Rama bën një krahasim të shpenzimeve mesatare vjetore që ish-kryeministri Sali Berisha ka patur në 2008-ën me shpenzimet e tij në vitin 2022.
Rama jep një shifër që tregon se kostoja e udhëtimit të Berishës është më shumë se dyshishi krahasuar me të.
“Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për udhëtime me avion tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë.
2008 – 261.023Lek të reja.
2022 – 120.459Lek të reja.”– shkruan Rama.
Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për
tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë
2008
261.023Lek të reja
2022
120.459Lek të reja
— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2022