Vendosni fjalën kyçe....

‘Zogu u çlirua’ – Musk shkarkon drejtuesit kryesorë të Twitter


Të paktën katër drejtues të rangut të lartë në Twitter, përfshirë CEO-n e tij, janë shkarkuar pasi sipërmarrësi Elon Musk thuhet se mbylli marrëveshjen e blerjes prej 44 miliardë dollarësh të enjten në mbrëmje, sipas agjencive të shumta të lajmeve.

Pjesa më e madhe e drejtuesve të platformës së mediave sociale u shkarkuan të enjten, mes tyre shefin ekzekutiv Parag Agraëal, shefin e financave Ned Segal, këshilltarin e përgjithshëm Sean Edgett dhe ekzekutiven ligjor Vijaya Gadde. Largimet u raportuan veçmas nga Washington Post, New York Times dhe Bloomberg, secila duke cituar ‘njerëz të paidentifikuar’.

Sipas Washington Post, ish-punonjësit ‘u larguan me ngut’ nga selia e Twitter në San Francisko pas shkarkimit të tyre, ndërsa Times vuri në dukje se të paktën një ekzekutiv u ‘shoqërua’ nga zyra nga sigurimi.

As Twitter, Musk apo katër punonjësit në fjalë nuk kanë komentuar publikisht për shkarkimet e raportuara.

Megjithëse Musk ka mohuar raportet se ai planifikon një shkarkim masiv të 7,500 punonjësve të Twitter, miliarderi më parë e bëri të qartë se ishte i pakënaqur me performancën e Agraëal si shef ekzekutiv, duke thënë ‘s’kam besim te menaxhimi’. Agraëal e mbante postin prej më pak se një viti, pas largimit të bashkëthemeluesit të faqes, jack Dorsey vitin e shkuar.

Si pjesë e marrëveshjes shumë miliardëshe me Musk për të blerë platformën e mediave sociale – e cila duhej të përfundonte deri të premten sipas kushteve të marrëveshjes – Agraëal do marrë 42 milionë dollarë pas shkarkimit, sipas një vlerësimi të cituar nga Reuters.

Si shefe e ‘ligjit, politikave dhe besimit’ të Twitter-it, Gadde pati polemika në më shumë se një rast, duke përfshirë një paraqitje të diskutueshme në podcastin popullor Joe Rogan Experience së bashku me Dorsey. Ajo gjithashtu luajti një rol kryesor në vendimin për të bllokuar përgjithmonë ish-presidentin Donald Trump nga faqja, duke tërhequr kritika të ashpra nga shumë konservatorë.

Ndërsa ishte e paqartë për një kohë nëse Musk do vazhdonte me planet për të blerë kompaninë, fillimisht të lëshuara në fillim të këtij viti, një padi e ngritur nga Twitter më në fund ndihmoi për të detyruar marrëveshjen. CEO i SpaceX dhe Tesla ka deklaruar se ai synon të lirojë politikat e të folurit të platformës dhe pretendon se nuk po blen Twitter për të ‘bërë më shumë para’, por për ‘të ndihmuar njerëzimin’.