Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se qëlloi me armë gjahu ndaj mjetit ku udhëtonin tre të rinj, pranga 45-vjeçarit në Berat


Një 45-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka qëlluar me armë ndaj një makine me të cilën lëviznin tre shtetas.

Në pranga ka rënë personi me iniciale B.Q. banues në Berat pasi dyshohet se teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij në lagjen ‘Ish-Kombinati’ ka qëlluar me armë ndaj një mjeti me të cilin udhëtonin 29-vjeçari E.T., 25-vjeçari E.D. e 25-vjeçari G.L.

Policia ka sekuestruar armën e gjahut, dy gëzhoja e një shirit me fishek e një thikë.

Njoftimi

“Qëlloi me armë gjahu nga automjeti, në drejtim të një automjeti tjetër me të cilin lëviznin 3 shtetas, vihet në pranga 45-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin B. Q., 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç, E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç.

Nga e shtëna nuk ka persona të lënduar. Në vijim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut (çifte), dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”