Dy persona kanë ndërruar jetë në Vlorë pasi dyshohet se janë rrëzuar aksidentalisht nga pema.
Një fshatin Bestrovë ka ndërruar jetë 65-vjeçari me iniciale L.V. i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht duke mbledhur ullinj.
Në Vlorë, ka ndërruar jetë 58-vjeçari me iniciale E.H. punonjës i ndërmarrjes së gjelbërimit, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht duke krasitur pemët në lagjen ‘Pavarësia’.
Njoftimi
“Vlorë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.”