Interi ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi fitore të lehtë ndaj Sampdorias.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 3:0.
Stefan de Vrij (31’), Nicolo Barella (44’) dhe Joaquin Correa (73’) shënuan golat e fitores për “Nerazzurrët”.
Interi pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, kurse Sampdoria ndodhet në pozitën e 18-të me gjashtë pikë.