Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot rreth vendimit të ri të Qeverisë për çështjen e targave.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se qendrimi i qeverisë ka dëshmuar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, e që ishte shqetësim i miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ai shtoi se vendimi qeveritar garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër.
“Qeveria jonë miratoi zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, shkruan Kurti në Twitter.