Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Do çmontojmë modelin mafioz të rilindjes, administrata me profesionistë, jo patronazhistë. Luftë monopoleve


Kreu i Partisë së Lirisë theksoi sot se qeveria e re do çmontojë modelin mafioz të ngritur nga rilindja si dhe do sekuestrojë asetet e krijuara përmes korrupsionit a krimit të organizuar.

Meta tha gjatë Konventës Kombëtare se do punohet për një sistem të drejtë taksash që do rikthejë vendin të jetë konkurrues në rajon.

“Ne do të çmontojmë modelin mafioz Rilindas të ekonomisë, bazuar në paranë e pisët, trafiqet, informalitetin dhe korrupsionin. Do çmontojmë modelin që e mbyti Shqipërinë me miliarda Euro borxh, të cilat i shërbyen korrupsionit dhe asnjëherë qytetarit. Modeli ynë ekonomik mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek eksportet, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, si e vetmja mënyrë për thithjen e investimeve te huaja, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë,  tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, tek zgjerimi dhe konsolidimi I shtresës së mesme të shoqërisë, si garante e një zhvillimi të qëndrueshëm, por edhe vetë mbrojtjes së demokracisë. Për të arritur këto objektiva, modeli ynë ekonomik do të synojë mbledhjen e të ardhurave publike në nivelet me vendet e rajonit. Ndërsa Shqipëria mbledh 27% të PBB, Bosnja ka mbledhur 42.3% të PBB, 42.8% të PBB ka mbledhur Malii i Zi, dhe 43.3% të PBB Serbia. 27% e PBB së Shqipërisë që është baras me 3.7 Miliardë Euro. 15% po të ishte rritja, që të kapej niveli I Serbisë, do të ishte 5.9 Miliardë Euro.

Mbi 2 miliarde Euro cdo vit do të fitonte Shqipëria dhe shqiptarët, nga administrimi i ndershëm dhe i përgjegjshëm, me profesionistë të ekonomisë.

Ky objektiv i rritjes së të ardhurave do të arrihet:

  1. Ndertimin e nje sistemi fiskal gjithëpërfshirës dhe te drejtë per te siguruar që të gjithë paguajnë një barrë të drejtë tatimore sipas parimit qe ai që fiton me shume, paguan me shume.
  2. Sistemi fiskal pa diferencime dhe pa perjashtime jo standarte do te lejoje funksionimin e tregut me rregulla dhe do te gjeneroje te ardhura suplementare.
  3. Nje sistem fiskal me nje numer sa me te vogel te taksave dhe te jete i qendrueshëm per te ulur kostot dhe rritur investimet e biznesit.
  4. Rivendosjen e taksimit të sheshtë dhe ulur shkallet tatimore me qëllim formalizimin e ekonomise dhe të përmirësimit të administrimit fiskal.
  5. Ulja e informalitetit ne ekonomi ne te gjitha format dhe vecanerisht te punesimit do te jete prioriteti yne per te rritur te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe te ardhurave personale.
  6. Permiresim ne menaxhimin e borxhit publik dhe uljen e kostos së shërbimit të tij.
  7. Rishikim ligjor te kontratave te Koncesioneve dhe PPP-ve, me auditim ndërkombëtar.
  8. Konfiskimin e aseteve te krijuara nepermjet veprimtarive korruptive e kriminale, si incerenatoret, etj.”

Lidhur me administratën, kreu i PL-së tha se do përbëhet nga profesionistë e jo patronazhistë. Meta theksoi se administrata e re do bëjë çmos për të rektutuar profesionistët e rinj, me ambicie e vizion për të qenë më pranë qytetarëve.

“Ne synojmë meritokracinë në administratën publike si e vetmja garanci për suksesin e te gjitha reformave institucionale dhe qeverisëse. Duhet të bëjmë çmos për të mbajtur dhe rekrutuar profesionistët e rinj me ambicie dhe vizion, për të ecur përpara me reformat institucionale dhe për të kapur kohën e humbur me integrimin europian. Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive, që po shkretohen me shpejtësi marramendëse, për shkak të heqjes së qëllimshme të këtyre shërbimeve nga Rilindja. Kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të shumicës së qyteteve dhe trevave tona, pasi largimi i detyruar i intelektualëve nga këto zona, si dhe largimi i shërbimeve, i ka bërë të pamundura këto shërbime për tu përfituar nga qytetarët, për shkak të kostove shumë të larta të udhëimit dhe burokracive. Partia e Lirisë mbështet fuqishëm garantimin e votës për Diasporës, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të kontribuojnë dhe investojnë në Shqipëri.” – shtoi Meta.