Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Do e shembim rilindjen, ua kemi borxh shqiptarëve. Misioni ynë, Shqipëria t’u përkasë të rinjve


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha se forca politike që drejton do bëjë çmos për të ndalur shpopullimin e vendit.

Gjatë fjalës së tij në Konventën e PL-së, ai tha se forca politike që drejton dhe opozita u ka borxh shqiptarëve rrëzimin e rilindjes dhe qeverisë së Edi Ramës.

Ai tha se rilindja është përgjegjësja kryesore për largimin e të rinjve, çmimet e larta e pagat e ulëta.

“Misioni ynë është që Shqipëria t’u përkasë të rinjve. Do bëjmë çdo sakrificë për të ndaluar shpopullimin, hemorragjinë e energjisë së Shqipërisë. Për shkak të rilindjes, Shqipëria me moshën më të re në Evropë para një decade, është vendi me shpopullimin me dramatik të Evropës. Të rinjtë vriten nga dora e policisë patronazhiste. Për shkak të rilindjes jemi vendi më i varfër në Evropë por çmimet më të larta të karburantit, ushqimeve, kostove bazike të çdo familjeje siç kemi edhe taksat më të larta në rajon. Ne do e shembim rilindjen. Ky është borxhi më u madh që u kemi qytetarëve pas rrëzimit të diktaturës në vitin 1990. Referendumi është mjeti ynë magjik që populli ynë s’do flejë më.” – tha Meta.