Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet marrëveshja për grurin, Rusia akuza Ukrainës dhe Britanisë për sulmet në Krime


Rusia nuk do të marrë pjesë në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për eksportin e grurit. Vendimi u mor pas sulmeve me dronë në qytetin e Sevastopolit në Krime. Moska ia vë fajin Kievit për këtë sulm.

Duke marrë parasysh aktin e terrorizmit të kryer nga regjimi i Kievit me pjesëmarrjen e ekspertëve britanikë kundër flotës detare dhe anijeve civile të përfshira në sigurinë për korridorin e grurit, Rusia do të pezullojë marrëveshjen për eksportin e produkteve agrikulturore nga portet ukrainase thuhet në deklaratën e  Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Britania i ka mohuar akuzat e Rusisë që ka ndihmuar Ukrainën të sulmojë me dron Krimenë duke thënë se Rusia po i çon pretendimet e rreme në një shkallë epike,