Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në Vlorë, ishte pranë vendit të punës


Një njeri është gjetur sot i pajetë në qytetin e Vlorës. Sipas uniformave blu, 70-vjeçari me inicialet A.H është gjetur nga familjarët e tij në vendin ku punonte si roje.

Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetë si pasojë e një arresti kardiak.

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen ‘1 Maji’, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– thotë Policia.