Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, në të cilën ky i fundit shfaqet duke hedhur poshtë akuzat për 137 udhëtimet me charter. Të dhëna të publikuara nga hackerët.
Berisha e ironizon Ramën duke e konsideruar deklaratën e tij “hajgare”.
“Hajgarja e dheut! Prisni kur të thotë se 137 udhëtimet me charter janë të Saliut!”- shkruan Berisha krahas videos.
Sipas të dhënave që thuhet se janë nga sistemi TIMS të publikuara nga hackerët, del se Rama shumë prej udhëtimeve të tij i kishte kryer me charter. Por ai i ka hedhur poshtë akuzat.
@prof.dr.saliberisha
“Jemi qeveria e parë që qysh nga viti 2013 as unë dhe asnjë ministër nuk udhëton në business class. Të gjithë në ekonomik. Ndërkohë ata me hienën e madhe në krye, edhe bashkë me gra në business class, me lekët e shqiptarëve gjithmonë, dhe plus kësaj edhe në udhëtime private…”– thotë Rama në këtë video, të shkëputur nga vizita e tij në Mat.