Vendosni fjalën kyçe....

Hakerat e “Homeland Justice” tani nxjerrin dhe listën e automjeteve të shqiptarëve


Grupi i hackerave “Homeland Justice” ka publikuar të tjera të dhëna sensitive. Këtë radhë bëhet fjalë për databazën e automjeteve shqiptare, ku jepen të dhëna si modeli, ngjyra, targa, numri i shasisë, identiteti pronarëve të mjeteve si dhe njësia ku ata banojnë.

Në grupin e tyre në Telegram, hakerat kanë publikuar edhe një mesazh.

“Për të mbështetur njerëzit tanë, ne nuk do të lejojmë që të ringjallet komunizmi në Shqipëri.”- është mesazhi ku nuk jepen më shumë detaje.

Përveç të dhënave mbi listën e automjeteve, hakerat kanë publikuar edhe disa foto mjetesh ushtrie.

 

Publikimi i fundit vjen pas nxjerrjes së të dhënave mbi fluturimet e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit.