Një 32 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar i armatosur dhe me një sasi lënde narkotike me vete.
I riu Erion Ymeri u kap me një pistoletë ne rrugën Myslym Keta, ndërsa gjatë kontrollit të forcave policore iu gjet edhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.