Vendosni fjalën kyçe....

Meta foto me të bijën nga aktiviteti me të rinjtë e LRI-së: I lumtur të isha sot në Pezën tonë heroike


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një foto me vajzën e tij Borën nga Peza, ku kanë kaluar këtë të dielë.

“I lumtur sot të isha edhe me Borën në Pezën tonë heroike, djepin e bashkimit për Liri.”- shkruan Meta.

Ish-presidenti ishte sot në Pezë me të rinjtë e LRI-së, një ditë pas Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë ku u zgjodh kryetar partie.

“Rinia është pjesa më vitale e këtij kombi. Nuk ka angazhim më të rëndësishëm se sa ne të bëjmë gjithçka që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Atdhe.

Shqipëria u përket të rinjve!”- shprehej ai pak më herët në një tjetër postim në rrjetet sociale.