Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se forca e tij politike do të jetë “partia e profesionistëve të rinj”.
Në një postim në Facebook, Meta ndan me ndjekësit e tij një video të fjalimit të një prej anëtarëve të rinj të PL-së, Dorian Osmanaj.
Meta thotë se të rinj si Osmanaj do mund të vendosin idetë e tyre në veprim.
“Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj, të cilët mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim. Kënaqësi që nga radhët e tyre, ekipit të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ju bashkua dhe inxhineri Dorian Osmanaj, një i ri profesionist i angazhuar rishtasi në Partinë e Lirisë.”- shkruan Meta.
Në këtë video, Osmanaj falenderon Metën që e pranoi “krahëhapur” në parti. Ai u bëri ftesë miqve, kolegëve që të bashkohen gjithashtu tek PL, duke e konsideruar një mundësi për të bërë një ndryshim të madh në vend për të rinjtë të cilët “nuk duhet të largohen”.