Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria i përket të rinjve, tashmë kemi një program për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm


Pasi u konfirmua në krye të Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur ditën me një mesazh për anëtarët dhe organizatorët e partisë.

Ai shpreh mirënjohje për organizatorët kryesisht të rinj si dhe për të gjithë delegatët e zgjedhur.

Meta thotë se tashmë ka një program për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.

Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.

Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën.

Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.

Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!”-shkruan Meta