Vendosni fjalën kyçe....

Radhët e gjata në Kapshticë, Tedi Blushi: Ministria e Jashtme të kontaktojë palën greke për lehtësimin e lëvizjes


Mbrëmjen e sotme janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në doganën e Kapshticës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për këtë në një postim në rrjetet sociale duke akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët.

Blushi i bën thirrje Ministrisë së Jashtme që të kontaktojë palën greke për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Qytetarët e braktisur nga Qeveria prej orësh qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendosë sa më parë kontaktet me palën greke për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e lirë!

Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për të gjithë shqiptarët që po torturohen në pritje!”– shkruan Blushi ndërsa ndan edhe disa foto nga rrjetet sociale.