Një urë gati 100-vjeçare e varur mbi lumin Machchhu në Indi, u shemb mbrëmjen e kësaj të diele duke bërë që dhjetëra njerëz që po qëndronin mbi të të binin në ujë.
Ngjarja sipas “Times of India”, ka shkaktuar 60 viktima.
Numri i viktimave u konfirmua nga ministri Brijesh Merja në shtetin perëndimor Guajarat.
#WATCH | Several people feared to be injured after a cable bridge collapsed in the Machchhu river in Gujarat’s Morbi area today
PM Modi has sought urgent mobilisation of teams for rescue ops, while Gujarat CM Patel has given instructions to arrange immediate treatment of injured pic.twitter.com/VO8cvJk9TI
— ANI (@ANI) October 30, 2022
Më herët, drejtori i përgjithshëm i policisë në Gujarat, Ashish Bhatia tha se ishin numëruar 40 viktima, por numri i tyre mund të ishte më i lartë.
Mes viktimave dyshohet se mund të ketë shumë turistë. Pamjet që kanë qarkulluar online tregojnë njerëz që mbahen në urën e varur pjesërisht të zhytur në ujë.
Raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin në strukturë në atë kohë. Autoritetet thanë se përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar. Kjo ngjarje vjen vetëm disa ditë pasi ura u rihap pas riparimeve. Ura po mbante më shumë njerëz sesa kapaciteti i saj.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi kërkoi mobilizimin urgjent të ekipeve për operacionet e shpëtimit.