Vendosni fjalën kyçe....

Tjetërsimet e pronave në Lezhë, në qeli vetëm ish-kryebashkiaku, Policia: Personat e tjerë mbeten në arrati


Policia e Shtetit në një deklaratë të saj ka dhënë shpjegime mbi vendimin gjyqësor për tjetërsimin e pronave në Lezhë dhe situatën me personat e dënuar.

Deri më tani vetëm ish-kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj ndodhet në qeli pasi u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes.

Sipas policisë urdhri i ekzekutimit të vendimit mbërriti nga gjykata mesditën e së premtes dhe pas atij momenti policia është vënë në lëvizje për të vënë në pranga personat e dënuar.

Për personat e tjerë nuk ka asnjë gjurmë shpjegon policia.

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mberriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve .I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetem ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar”-njofton policia.