Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur propozimit të Gazment Bardhit, që kandidatët për zgjedhjet vendore të zgjidhen 50% me votat e anëtarëve dhe 50% me sondazhe.
Berisha tha se nuk është dakord që të zhvillohen sondazhe në të gjithë vendin pasi sipas tij paratë nuk dalin për një gjë të tillë. Megjithatë pavarësisht diferencave, u shpreh i bindur se një zgjidhje mund ta gjejnë.
“Tek primaret ne nuk lëvizim. Sepse ‘Primaret’ janë ato që sjellin ndryshimin rrënjësor. Duhet të jetë milionere ajo forcë politike që të bëjë polle në gjithë Shqipërisë sepse nuk kemi para. Në qoftë se përcakton vota përcakton vota. Minimumi 1 milion euro. Urdhëro bëjmë polle aty ku mund të bëjmë, por ‘Primaret’ duhet të respektohen.
Nuk mund të them që një poll është i barazvlefshëm me votën se përndryshe nuk bëheshin zgjedhje pastaj. Mundet që Edi Paloka të ketë bërë propozimet e tij, por nuk mundet që polli të zëvendësojë votën. Unë jam i bindur që gjendet rruga. Po the unanimitet e bllokove. Këtu s’kam asgjë kundër tyre në thelb. Por ata mund të dalin edhe si fraksion edhe unë do i respektojë ata.”- tha Berisha.